Bojkoti i votimit të Komisionit të Posaçëm anti-korrupsion duket se do t’i kushtojë opozitës vendin e bashkëkryetarit të këtij Komisioni.
Burime për mediat bëjnë me dije se Komisioni do të drejtohet vetëm nga ish-ministri Fatmir Xhafaj dhe nuk do të ketë një bashkëkryetar, ashtu siç ishte parashikuar në fillim, për shkak se opozita nuk pranoi ta votojë në seancën e të hënës.
Nesër mazhoranca pritet ta miratojë Komisionin vetëm me votat e saj, teksa të shumta janë akuzat dhe dyshimet se ky komision po ngrihet për të frenuar SPAK-un, që po vijon arrestimet deri te zyrtarët më të lartë të pushtetit.
Lexo edhe: Mazhoranca e miratoi e vetme, çfarë parashikon rezoluta anti-korrupsion që tenton të frenojë SPAK-un
Lexo edhe: Edi Ram(bo) kundër korrupsionit! Pas Adea Pirdenit, çetës i shtohet edhe Fatmir Xhafaj