Socialistët e bëjnë rrugë, braktisin sërish Komisionin Hetimor të Shëndetësisë

Ka zgjatur rreth tre orë mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, e cila u shoqërua me debate mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.

Teksa nuk u mor asnjë vendim, socialistët e kanë braktisur sërish mbledhjen, siç kanë bërë e herë tjetër.

Kryetarja e këtij komisionit, Albana Vokshi tha se kjo është një përpjekje e PS për të bllokuar punën, pasi nuk pranon të miratojë kërkesat për informacion. Mbledhjen e radhës Vokshi e caktoi të premten.

“Po kërkojnë të mbulojnë korrupsionin dhe abuzimin kriminal të dy koncesioneve. E paimagjinueshme kjo që po ndodh në këtë komision. 8 deputetë e mazhorancës janë vënë në mbrojtje të këtij korrupsioni. Refuzojnë të dërgojnë kërkesat për informacion. Meqë deputetët e PS përsëri bojkotuan komisionin, u larguan për të penguar hetimin parlamentar, po thërras mbledhjen e radhës ditën e martë. Orarin do e caktojmë, rendi i ditës vijon të jetë miratimi i kërkesave për informacion dhe diskutim i planeve”, tha Vokshi.