“S’keni guxim të përmendni Olsi Ramën”, Bardhi kërkon mocion me debat për “Xibrakën”, Çuçi: Për ne s’ekziston më kjo çështje!

Kreu i Grupit Parlametar të PD, Gazmend Bardhi ka kërkuar mocion me debat për në seancën plenare të ditës së sotme, në lidhjen me çështjen Xibraka, ku sipas tij është i përfshirë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit.

Bardhi tha se PD ka shprehur shqetësimin që lufta e qeverisë ndaj këtij fenomeni ka ceduar dhe ka favorizuar grupe  kriminale, ndërsa Kuvendi në kundështim me ligjin nuk e ka sjellë çështjen në seancë edhe pse dispozita u shqyrtua nga Konferenca e Kryetarëve.

“Duhet te respektoni atë dispozitë që u aplikua në Konferencën e Kryetarëve. Duke shprehur dhe shqetësimin qe lufta e qeverise ne raport me kete fenomen ka ceduar duke favorizuar grupe kriminale. Për këtë kemi sjelle, rastin e vëllait të kryeministrit Olsi Rama, sa i takon laboratorit në Xibrakë. Ju keni vendosur t’i hiqni  cdo  mundesi kontrolli opozitës. Kur e bllokon  ju keni detyrimin, të jepni shpjegime pse e bllokoni, të dilni hapur si avokat i Ramës ne kemi detyrimin të informojnë seancën për 10 minuta sepse duhet të ndodhë”, tha Bardhi.

Por pas kësaj ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, i cili ka kundërshtuar dhe njëherë mocionin me debat në Kuvend për çështjen Xibraka, duke thënë se është e ezauzruar dhe nuk ekziston më për ta.

Sipas tij, në 2018 është ngritur dhe një komision hetim që e ka ezururar të paktën debatin politik për këtë çështje

Çuçi: “Vërtet diskutuam këtë çështje në Konferenën e Kryetarëve, qëndrimi ynë ishte i qartë, madje nuk pranuam as rendin e ditës, pasi është një çështje e ezuaruar gjerësisht si në organet e drejtësisë dhe në parlament. Po të lexosh referencën lidhen duke filluar që nga grupi Habilaj që është trajtuar gjerësisht, për të vazhduar me Xibrakën që është hetuar dhe gjykuar dhe mbi të gjitha dhe një debat politik është bërë në parlament për këtë cështje. Kujtojmë që në 2018 është ngritur dhe një komision hetim që e ka ezururar të paktën debatin politik për këtë çështje

Për ne nuk ekziston më kjo çështje, prandaj nuk ka asnjë arsye të ketë një mocion, një debat për këtë çështje.