Skandali që përfshiu në muajin Maj 2024 shkollën e Magjistraturës, për fryrjen e listës së fituesve në ndjekjen e studimeve për prokuror dhe gjyqtar, ka përfunduar në dyert e prokurorisë së Tiranës.
Dosja përfundoi në këtë prokurori, pasi SPAK vendosi të mos pranojë këtë çështje për hetim, duke shpallur moskompetëncën dhe kaluar çështjen për hetime të mëtejshme pikërisht prokurorisë së Tiranës.
Në vendimin e shpalljes së moskopetencës prokuroria argumenton se nuk ka gjetur të dhëna për nisjen e hetimit për korrupsion apo shpërdorim detyre ndaj Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipit.
Shpallja e moskopetencës nga ana SPAK për kallëzimin e depozituar nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion, është bërë në datën 2 Maj 2024, dhe tashmë kallëzimi i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së kryeqytetit.
Nga ana tjetër pas skandalit që përfshiu Shkollën së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka kërkuar nisjen e një hetimi administrative brenda këtij institucioni.
Rakipi, ka pretenduar qysh në fillim se ka qënë një gabim teknologjik i paisjes që bente renditjen e kandidatëve për të ndjekur studimet për prokuror dhe gjyqtar në Shkollën e Magjistraturës.
Në muajin Maj 2024, Shkolla e Magjstraturës u përfshi në një skandal pas provimit për kualifikimin e studentëve që do të bëhen prokurorë dhe gjyqtarë në sistemin e drejtësisë.
Pas vlerësimit të tezave në prezencë të studentëve pjesëmarrës, u deklarua se 79 prej tyre ishin fitues, ndërkohë që një ditë më pas, në listën zyrtare të publikuar nga Shkolla numri fituesve ishte rritur me 41 studentë më shumë, duke u bërë gjithsej 121 fitues.
E ndërsa ditët, kalonin lista e fituesve vazhdonte që të fryhej, duke i’u shtuar emra të tjerë të kualifikuar. Për këtë gjë, ishin të shumtë ato që reaguan dhe dënuan veprën kriminale që po zhvillohej në sytë e të gjithëve brenda institucionit që përgatit kandidatët e ardhshëm të sistemit të drejtësisë shqiptare.