Skandali me videon erotike të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ishte lajmi i ditës në vendin tonë. Pamjet ku një vajzë i bënte seks oral Gjicit mbushën rrjetin, ndërkohë që edhe reagimet ishin të shumta.
Menjëherë pas publikimit të videos, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet, pasi Gjici ka kryer shkelje të rëndë, ndërsa vetë ai nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale dha dorëheqjen, duke thënë se e kishin futur në kurth, por duke pranuar vërtetësinë e videos. Gjithashtu Gjici pranoi edhe se me vajzën që ishte në video kishte një marrëdhënie intime prej disa kohësh.
Pavarësisht dorëheqjes së Gjicit, kryeministri Edi Rama dekretoi shkarkimin e tij, me ish-kryebashkiakun që do t’i dorëzohet drejtësisë, për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi të. Ky nuk ishte rasti i parë që një kryebashkiak socialist bëhet pjesë e skandaleve erotike, pasi në vitin 2016 ishte Shukri Xhelili që i kërkoi favore seksuale një vajze 20 vjeçe për t’i rritur rrogën.
Çfarë pritet të ndodhë tani?
Pas dorëheqjes dhe shkarkimit të Gjicit, Kukësi do të ketë një kryebashkaik të ri, me zgjedhjet që pritet të zhvillohen së shpejti. Përsa i përket shkeljeve që ka kryer Gjici, SPAK do të vijojë hetimet dhe më pas ish-kryebashkiaku do të dalë për gjykim, në rast se ndaj tij do të ngrihen akuza.
Përsa i përket jetës familjare, Safet Gjici do ta ketë të vështirë të ketë një justifikim për të shpjeguar atë që u publikua familjarëve të tij, pais siç dihet, ai është baba i 4 fëmijëve.