‘Skandali Gjici” u kushton shqiptarëve! Ja sa do të jetë kostoja e zgjedhjeve lokale në Kukës

Zgjedhja e një kryetari të ri për Bashkinë e Kukësit do t’ju kushtojë shqiptarëve 25 457 496 lekë. Njoftimi është bërë nga komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në një deklaratë për mediat ai njoftoi sot se në 24 shtator kanë mundësi për të votuar 45 946 zgjedhës të cilët do të zgjedhin mes 2 kandidateve.

“Këto zgjedhje do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 milionë e 457 mijë lekë, të cilat në fakt nuk janë para të kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që ne si institucion kemi bërë pamë që nuk ishte e nevojshme për të kërkuar buxhet shtesë, pasi nga zgjedhjet e 14 majit rezulton që ka kursime të cilat e mundësojnë zhvillimin e këtij procesi zgjedhor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Janë paraqitur vetëm 2 kandidatë për kryetarë bashkie për këto zgjedhje Emri Vata është kandidat i propozuar nga koaliconi “Bashkë Fitojmë ndërsa Albert Halilaj është propozuar nga PS. pra janë vetëm këto 2 subjekte që kanë paraqitur kandidatë për kryetarë të bashkisë së Kukësit në këto zgjedhje”, tha Celibashi.

“Janë paraqitur vetëm 2 kandidatë për kryetarë bashkie për këto zgjedhje Emri Vata është kandidat i propozuar nga koaliconi “Bashkë Fitojmë ndërsa Albert Halilaj është propozuar nga PS. pra janë vetëm këto 2 subjekte që kanë paraqitur kandidatë për kryetarë të bashkisë së Kukësit në këto zgjedhje”, tha Celibashi.

Sa i përket qendrave të votimit, Celibashi theksoi se, “janë 74 qendra votimi në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit në këtë bashki.