Një skandal i madh ka ndodhur në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku nënkryetarja Ermonela Felaj ka miratuar ligjet e propozuara nga mazhoranca pa u plotësuar kuorumi i nevojshëm i deputetëve.
Gjatë votimit për prezencën, e ngritën kartonin jeshil vetëm 68 deputetë të mazhorancës, çfarë do të thotë se ishte e pamundur të miratohen ligjet, pasi duhet që të pranishëm të ishin së paku 71 deputetë.
Sipas nenit 55 të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, “Ligjet, vendimet, deklaratat dhe rezolutat konsiderohen të miratuara nga Kuvendi kur për to kanë votuar pro shumica e deputetëve, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit, me përjashtim të rasteve kur në Kushtetutë parashikohet shumicë e cilësuar për miratimin e tyre”.
Nuk dihet nëse Felaj nuk e ka mësuar Rregulloren apo e ka shkelur në dijeni të plotë, por ky është një skandal i madh që ndodh në sallën e Kuvendit.
Mes ligjeve të miratuara është edhe ai për Investimet Strategjike, që do të shërbejë për të t’i dhënë oligarkëve pranë qeverisë tokat më të mira të vendit tonë.
