Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, si dhe nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi, zhvilluan sot një takim në ambasadën amerikane me zyrtarë të lartë amerikanë të ardhur nga Uashingtoni.
Burime për mediat thonë se në takim është folur për situatën politike në Shqipëri, duke përfshirë edhe pakënaqësitë e akumuluara dhe të shprehura përmes protestës popullore, të cilat po vijojnë prej muajsh me kërkesë kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Prania e tre përfaqësuesve të rinj të opozitës në një takim me zyrtarë amerikanë të ardhur nga Uashingtoni përbën një zhvillim që tërheq vëmendjen, veçanërisht për sinjalet politike që mund të përcjellë.
Si Kapri, Koçeku, dhe Kedhi janë figura të reja në politikë, të cilët kanë protestuar krah qytetarëve dhe duke denoncuar dhunën që policia ka ushtruar ndaj tyre.