Afrim Qendro jep dorëheqjen si drejtues i IKMT-së

Afrim Qendro ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes, detyrë që e mbante që në shkurt të këtij viti.

Deri tani nuk dihen arsyet e largimit, teksa dorëheqja vjen disa muaj pas emërimit të tij në këtë detyrë, duke zëvendësuar Dallëndyshe Bicin.

Afrim Qendro ka patur një sërë detyrash të larta publike.

Ai fillimisht ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH); nënkryetar i Bashkisë së Vlorës dhe Prefekt i Qarkut të Tiranës.

IKMT është institucion qendror buxhetor publik, i cili funksionon nën varësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kreu i IKMT-së emërohet nga kryeministri me propozim të ministrit përgjegjës.