Situata apokaliptike me zjarret në Greqi, ambasada shqiptare njofton qytetarët tanë ku të telefonojnë nëse ju duhet ndihmë

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se është në solidaritet të plotë me vendin fqinj, për shkak të zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të vendit.

Autoritetet evakuuan rreth 2,500 njerëz nga ishulli i Korfuzit të hënën dhe 30,000 njerëz u larguan nga flakët në Rodos, ndërsa ekuipazhet vazhdojnë luftën me zjarret në vendin e goditur nga nxehtësia.

Ambasada shqiptare ka njoftuar se qytetarët shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë në numrat e poshtëshënuara të telefonit.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:

Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile , në numrat e telefonit

0030-213 1510903

0030-213 1510953;

Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme grekeqë është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit

0030-210 3681730

0030-210 3681259

0030-210 3681350;

Ambasadën  në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it [email protected].

Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

Greqia është zhytur nën një periudhë të gjatë të nxehtësisë ekstreme që ka rritur rrezikun e zjarrit dhe ka lënë vizitorët të bllokuar në pikun e sezonit turistik.