Si po shkelet dinjiteti i efektivëve të Policisë së Shtetit! Orare të zgjatura dhe të papaguara, punojnë edhe në ditët e pushimit

Rritja e pagave, dietat e paguara çdo muaj dhe pagesat e orëve shtesë duket se kanë qenë vetëm propagandë për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët vijojnë të përballen me problematika të shumta.

Media Ditari denoncoi pak kohë më parë kontratën abuzive të makinave të Policisë së Shtetit, të cilat i kishin kilometrat e limituara dhe efektivët detyrohehsin ta bënin një pjesë të patrullimit në këmbë.  Gjithashtu, në 2 muajt e parë të vitit, pagesa e ushqimit që duhet të kalonte bashkë me pagën, nuk ishte dhënë.

Lexo edhe: “Nuk kapet lepuri me qerre!” Kontrata absurde e makinave të Policisë, efektivët detyrohen të patrullojnë në këmbë

Ndërkohë, dinjiteti i tyre po shkelet ditë pas dite. Një prej punonjësve të Policisë ka denoncuar te Media Ditari atë që po ndodh me efektivët gjatë javëve të fundit.

Ai shprehet se policët po punojnë me orare të zgjatura, nga 12 orë, ndërkohë që shefat u shënojnë nga 8 orë punë, duke mos u paguar asnjë orë shtesë. Gjithashtu ditët e pushimit nuk janë më të tilla për policët, pasi detyrohen të jenë në krye të detyrës, herë në protesta dhe herë në stadium.

Sipas tij, pavarësisht se punojnë edhe në ditët që e kanë pushim, orët e punës nuk llogariten në pagë. Si të mos mjaftojnë këto, edhe pagesat e dietave të premtuara nuk po jepen, pavarësisht se propaganda që u bë në fund të vitit të kaluar ishte e madhe.

Lexo edhe: Efektivët e Policisë nuk marrin lekët për ushqimin prej 2 muajsh, asnjë shpërblim edhe për ditët e Samiteve në Tiranë

Duke qenë se nuk po paguhen sa e meritojnë, e vetmja pasuri e tyre mbetet uniforma e Policisë. Ndoshta, do vijë dita kur kapelen e Policisë ta shesin për të nxjerrë muajin me bukë, pasi sipas një tenderi të pak viteve më parë të Ministrisë së Brendshme, ajo kapele vlente më shumë se 300 euro.

Për mos t’iu futur llogarive të pantallonave apo këmishave…