Shyhet vendimi i Apelit për dosjen “Metamorfoza”

Apeli i Posaçëm shtyn për në datën 31 gusht vendimin për 6 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. 

Seanca zgjati rreth 4 orë, ndërsa në bankën e të akuzuarve jane, biznesmeni, Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales, Oltion Bistri, ish-polici Adrit Hasanbegaj, Astmer Bilali, Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka.

Nga “Metamorfoza” u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes të cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. 

SPAK finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pas zbërthimit të aplikacionit SKY. 

Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e “Vrasjes me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetëror” deri në “Shpërdorim detyre” e “Pastrim parash”.