Rasti i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë e cila u kap duke marrë 3 mln lekë (të vjetra) ryshfet nuk është i izoluar. Kështu ka deklaruar mbrëmjen e djeshme avokati Saimir Vishaj, i cili bëri një deklaratë të fortë për punonjësit e administratës.
I ftuar në studion e “Top Story”, Vishaj tha se pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, shumë punonjës të administratës duan të largohen nga puna.
“Pas 14 majit shumë punonjës të administratës dhe punonjës të rëndësishëm nga Energjetika, Ekonomia, Ministria e Shëndetësisë, po më vijnë në zyrë, duan të shpëtojnë nga administrata”, ka thënë Vishaj.
Sipas avokatit, Punonjësit po udhëzohen nga eprorët të vendosin firmatë cilat mund t’i çojnë në burg. Janë me dhjetëra punëtorë që Vishaj thotë se i tremben arrestimit dhe përplasjes në dyert e SPAK.
“Frika e ndëshkimit ka trokitur. Ata kanë një problem, janë futur me vullnetin e lirë, dhe nuk po ikin dot. Një orë e më parë thonë na urdhërojnë shefat të firmosim dhe një ditë do jemi në SPAK. Me dhjetëra duan të shpëtojnë njëherë e mirë nga administratë sepse eprorët i detyrojnë duke i deleguar firmën, sipërfaqe toke p.sh bregdeti po nuk u delegua nga lart nuk vepron ai i Kadastrës nga poshtë. Duan njerëzit e administratës të shpëtojnë një orë e më parë nesër se janë të sigurt që do shkojnë nesër pas hekurave.D rejtuesit e tyre do thonë s’kisha dijeni, firmosi specialisti. Kjo është formë e piramidës që është ngritur në Shqipëri”, shtoi Vishaj.