Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-presidentit të vendit, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë.
Shtyrja e seancës u bë gjithashtu për shkak të kërkesës së mbrojtjes së Metës, që kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 22 dhjetor 2025, ora 14:30.
Kujtojmë se Presidenti i Partisë së Lirisë, Ili Meta, i arrestuar në tetor të 2024-ës, akuzohet për tre vepra penale: “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”.
Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Kryemadhit, e cila ndodhet në masën “detyrim paraqitje”. Të pandehurit e tjerë janë, Pirro Xhixho, i cili përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku dyshohen për pastrim parash