Shtyhet seanca për kreun e ARRSH-së, SPAK “zbërthen” celularin e ortakut të tij: 20 te Enis, 20 te Berberi

Senaca ndaj drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, i cili u arrestua mbrëmjen e së mërkurës (13 mars) për pastrim parash e korrupsion me tendera është shtyrë.

“Krahut” të djathtë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, do t’i komunikohet masa e sigurisë nesër në orën 12:00, së bashku me dy biznesmenët e tjerë të arrestuar,  Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Ndërkohë, SPAK ka rritur të “zbërthejë” telefonin e Ervis Lamit, duke zbardhur të gjitha komunikimet e tij me Evis Berberin, Valter Begaj dhe Brunilda Lamin.

Të katërt ata kanë qenë administratorë në kohëra të ndryshme të kompanisë “DAAM” sh.p.k., por sipas SPAK, shitjet kanë qenë fiktive dhe kompania kontrollohej në mënyrë të tërthortë nga Evis Berberi dhe transferonte shuma të konsiderueshme parash përmes tenderave nga dy institucionet që ai ishte titullar, Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Bëhet fjalë për mbi 2 milionë euro.

Në një nga bisedat e zb ardhura nga telefoni, mësohet se Valter Begaj i shkruan Lamit: “20 te Enis, 20 te Berberi!” Ndërkohë  Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: “Si e keni situatën me corona virusin?  Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën.”

Komunikimet janë kryer kur Berberi ishte në krye të Agjencisë se Eficencës së Energjise dhe ARRSH-së. Sipas SPAK bisedat përputhen me provat e tjera ku sipas tyre lidhen me korrupsionin.