Seanca në Gjykatën e Posaçme për gjykimin e Laert Haxhiut është shtyrë dhe do të zhvillohet në datën 19 Tetor.
Në seancë mori pjesë edhe prokurorja Doloreza Musabelliu, e cila është nën mbrojtjen e policisë për shkak se sipas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, ishte nën shënjestrën e grupit të Haxhiut. Në seancë pati debate mes palëve, pasi Laert Haxhiu ka refuzuar që të marrë dijeni për seancën e sotme përmes oficerit të kontaktit.
Fillimisht ai ka pretenduar se është i sëmurë me COVID, ndërsa më pas ka refuzuar takimin me agjentin.
Ndërkohë, edhe avokati Detar Hysi refuzoi që të vijonte mbrojtjen, pasi pretendon se është i zgjedhur nga familjarët dhe jo nga vetë Laert Haxhiu. Sipas tij, ai nuk mund të mbrojë një person që nuk i ka dhënë tagrin.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Erjon Çela vendosi që të mos e pranojë kërkesën e avokatit, pasi togat e zeza bënë me dije se gjykimi do të vazhdojë në mungesë, pasi nuk mund të presin pambarimisht Laert Haxhiun, i cili refuzon që të marrë dijeni për procesin në vendin tonë.