Shtyhet afati i regjistrimit të nxënësve të arsimit parauniversitar deri në 4 Shtator

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë vendimin për të shtyrë afatet e regjistrimit të nxënësve në shkolla për këtë vit arsimor.

Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023.

Ndëkrohë, nxënësit që duan të regjistrohen në shkollat e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme do të kenë mundësi të regjistrohen deri në 30.09.2023.

Njoftimi:

“📌Shtyrje e afatit të regjistrimit, për vitin shkollor 2023-2024.
Të nderuar prindër dhe nxënës!
👉Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.
👉Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.”