Shqiptarë përgatituni, çdo vit temperatura 45-50C, thotë The Economist

Para pak ditësh, u shënua dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë si temperaturë globale mesatare. Por një rajon në veçanti, ku jetojnë shqiptarët, Mesdheu, do ketë çdo vit temperatura të larta që do kapin vlerat nga 45 deri në 50 gradë. Revista The Economist nxorri të dhënat e një studimi të ri që thotë se deri në vitin 2100, Mesdheu të mbledhë mendjen sepse temperaturat do jenë të larta. 

“Në një punim të botuar më 26 maj në revistë  Climate and Atmospheric Science, Nikolaos Christidis, një klimatolog në Qendrën Hadley, një degë e Zyrës Britanike, tregoi se çfarë mund të jetë në pritje për Mesdheun dhe Lindjen e Mesme në të ardhmen. Bota do jetë edhe më e nxehtë. Ata ishin veçanërisht të interesuar se sa shpesh rajoni mund të presë të shohë ditë në të cilat termometri ngrihet mbi 50°C”, shkruan The Economist.