Shqipëria pa drita, OST: Shkak u bënë temperaturat ekstreme dhe volumet e larta të transmetimit

Mesditën e sotme vendi ynë u përball me ndërprerje të energjisë elektrike në të gjitha qytetet.

Lidhur me këtë ka reaguar Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili thotë se shkak ka qenë temperaturat ekstreme që kanë shkaktuar shkëputjen totale të linjave të transmetimit.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.
Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.’-njofton OS.