Policia ka reaguar në lidhje me shpërthimin me lëndë eksplozive në një fabrikë në Fushë- Krujë mëngjesin e sotëm.
Uniformat blu bëhnë me dije se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Sasia e eksplozivit që është vendosur dyshohet të jetë rreth 200 gramë.
Në polici pronari i objektit ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Sa i takon autorëve ata nuk janë identifikuar ende nga policia. Kjo e fundit po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Informacion paraprak/ Rreth orës 06:50, në Stacionin e Policisë Fushë Krujë, është paraqitur shtetasi D. M., i cili ka deklaruar se gjatë natës, në rrethimin e jashtëm të biznesit të tij, ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë ka patur dëme të vogla materiale. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.