Shpërthim tritoli në Shkodër, lënda plasëse i vihet garazhit të një shtëpie

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në lagjen 10 korriku në Shkodër, në rrugën e Karahasës.

Shpërthimi ka ndodhur në garazh pranë një shtëpie.

Banesa rezulton të jetë në pronësi të një 52 vjeçari.

Sipas policisë dyshohet se është hedhur një sasi e vogël plasëse tek dera e garazhit dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.