Shpallet në kërkim djali i deputetit Rrahman Rraja, si u tentua “të fshihej” prezenca e tij në videon e dhunës

Video e rrahjes barbare së dy personave nga fisi Rraja tronditi opinionin public ditën e djeshme. Në filmimet e rrahjes së Jashar dhe Bilbil Majes, mes personave që qëllojnë me shkopinj bejzbolli është edhe Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja. Ai duket i veshur me një bluzë të zezë që qëllon ndaj njërit prej personave të fisit Maja vazhdimisht, edhe pse ai është i shtrirë në tokë.

Por në njoftimin që policia shpërndau për mediat, emri i Rexhep Rrajës nuk figuronte, as në informacionet zyrtare që u shpërndanë dje, as në atë që u shpërnda pas publikimit të videos. Vetëm pasi Rexhepi u identifikua nga mediat, policia ka njoftuat se ai ishte identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim.

Policia informon se ka shoqëruar 8 persona dhe më pas ka arrestuar 4 prej tyre, ndërsa tashmë 4 janë shpallur në kërkim.

Med tyre janë edhe dy nga vëllezërit e deputetit të PS, i cili me sa duket krijon lidhjet e duhura me politikën, për t’i bërë të paprekshëm bosët e fisit të tij, që për të treguar sa “të fortë” janë, e filmojnë vetë të gjithë skenën e dhunës.

Por djali i deputetit të PS, më herët është përfshirë në një tjetër ngjarje të dhunshme.Rasti i Xhisiela Malokut ishte ai që bëri bujë dhe shkaktoi reagime të forta, pasi djali i deputetit të PS, u akuzua për dhunimin e të resë.

Kujtojmë se dhunimi i vajzës në atë kohë u bë publik, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë.

Kujtojmë se ish-oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu gjithashtu në atë kohë deklaroi se pas këtij denoncimi ishte kërcënuar më armë nga vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rraja për të mbyllur dosjen.

Ndërsa në dëshminë e saj Xhisiela Maloku rrëfeu dhunën e ushtruar në një dhomë hoteli. Ajo tregoi se është njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe kishte qenë e lidhur me të deri në vitin 2017.

Maloku po ashtu rrëfeu se konfliktet me ish të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS, i kanë ardhur pas ndarjes.