Një 39-vjeçar nga Manza e Durrësit është arrestuar nga policia. Ai akuzohet se ka goditur me sende të forta shërbimet e Urgjencës dhe autoambulancën, të cilat shkuan për t’i dhënë ndihmë.
Sipas Policisë, gjatë shoqërimit në polici, ai kanosi dhe kundërshtoi efektivët.
“Sapo janë njoftuar se një shtetas kishte goditur me send të fortë, shërbimet e Urgjencës së spitalit të Durrësit dhe autoambulancën me të cilën ato kishin shkuar për t’i ofruar asistencë mjekësore, në banesë, në fshatin Përlat, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat, është vënë në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. D., 39 vjeç, i cili gjithashtu, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kanosur dhe kundërshtuar, për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”‘, njofoti policia.