Një 36 vjeçar nga Elbasani është bërë personi i 51-të i arrestuar në kuadër të operacionit “Rrjeti” që u krye në qytet disa ditë më parë.
Hysen Kaziu është arritur të arrestohet në lagjen “5 Maji” pasi ishte shpallur në kërkim për veprën “prodhim dhe shiitje e narkotikëve”.
Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, i finalizuar më datë 29.06.2023, u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec. Gjatë këtij operacioni u angazhuan 490 punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale.