Shkoi për të mbledhur çaj, por ra nga shkëmbi, humb jetën një person në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moglicë të Maliqit, ku një person ka rënë nga shkëmbi teksa shkoi për të mbledhur bimë mjekësore dhe për pasojë humbi jetën.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjarprit.

Sipas dëshmive, banori kishte shkuar në këtë zonë për të mbledhur çaj, por nga pakujdesia dyshohet se është rrëzuar dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.