Policia ka arrestuar autorin e aksidentit që ndodhi ditën e djeshme në Borsh, ku si pasopjë e përplasjes së dy automjteve ndërruan jetë një çift bashkëshortësh dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari Myfit Qevani duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi Kujtim Mehmeti 66 vjeç, i cili së bashku me gruan ka humbur jetën.
Aksidenti i rëndë ndodhi në plazhin e Borshit rreth orës 14:20, përgjatë rrugës që lidh fshatin me bregdetin, një segment i frekuentuar si nga banorët, ashtu edhe nga turistët.