Dy të rinj janë përfshirë në një sherr fizik në Durrës. Mediat raportojnë se njëri prej tyre ka përfunduar në spital pasi është goditur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr 8 të qytetit, pranë drejtorisë së policisë.
I plagosur me thikë ka mbetur një 20-vjecar, i cili ndodhet në spital. Aktualisht Policia la identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tij, i cili është një bashkëmoshatar i të plagosurit.
Dy të rinjtë janë përplasur fizikisht për arsye ende të paqarta, ndërsa pritet të merret në pyetje i plagosuri për zbardhjen e motivit të ngjarjes.