I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbajtur sot një fjalim në Zoom ku ka folur rreth tensionit Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se shfyrtëzimi i fjalës sanksion është i pavend.
“Shfrytëzimi i fjalës sanksion është i pavend. Ambasadorët nuk e kanë përmendur kurrë fjalën sanksion por pasoja. Absolutisht, jemi duke kërkuar nga dy vendet të marrin vendimet që çojnë në stabilitet. Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë afër me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, në pikat në të cilat jemi duke insistuar. Një lider nuk mund të ketë në dorë drejtimin e gjithë rajonit. Prandaj, ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja.” – ka thënë Escobar gjatë një konferencë me medie.
Escobar ka thënë se përshkallëzimi është duke krijuar kushte të vështira për rajonin, dhe jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë.
Ai e ka ritheksuar se kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, duhet të punojnë në lokacione alternative, Polica e Kosovës të tërhiqet nga ndërtesat komunale, që protestuesit të largohen nga rruga dhe përgjegjësit e dhunës së 29 majit ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duhet të mbahen përgjegjës para autoriteteve.
Escobar ka thënë se ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi nuk e kanë përmendur kurrë fjalën sanksion, por pasoja.
Ai ka thënë se të dyja palët kanë rol në uljen e tensioneve.