Një javë më parë u njoftua se Besart Kadia dhe Artemis Malo kishin lënë detyrat e tyre si zv/ministra në Ministritë përkatëse dhe pritet të emërohen ambasadorë.
Pas tyre mësohet se është liruar nga detyra edhe zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho.
Ajo do të zëvendësohet nga Niko Hysa, i cili është fizikant në profesion.
Braho e mbante këtë detyrë prej nëntorit të 2021, kur zëvendësoi Albert Nikollën.