Një grevë e përgjithshme ka nisur edhe këtë të premte në Serbi. Ajo është iniciuar nga studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, me mbështetjen e sindikatave e shoqatave të ndryshme.
Kjo është greva e dytë e përgjithshme në Serbi pas asaj të 24 janarit. Në Novi Sad janë organizuar tubime e aktivitete protestuese.
Fillimisht janë mbajtur 15 minuta heshtje në nderim të 15 viktimave që vdiqën nga shembja e strehës në një stacion hekurudhor. Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e tyre.
Protesta janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka akuzuar shërbimet e huaja se qëndrojnë pas protestave, ndërsa kryeministri Milosh Vuçeviç dha dorëheqje pas presionit.