Pas arrestimit të Milun Milenkoviç, një nga udhëheqësit e bandës që sulmuan KFOR, janë shkaktuar tensione në Mitrovicë.
Serbët po protestojnë, duke sulmuar me gurë makinat e policisë por edhe gazetarët. Televizioni lokal në Kosovë, ATV, raporton se i është sulmuar një ekip me gazetarë terreni në Zveçan, teksa ka qenë duke raportuar për situatën atje.
Makina e ekipit të gazetarëve është sulmuar me gurë dhe për pasojë janë lënduar.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për këtë, dhe rastet tjera, të sulmeve ndaj gazetarëve në veri, pas rritjes së tensioneve atje.