Në Kukës po zhvillohet mbledhja e tretë e deputetëve demokratë që mbështesin Sali Berishën dhe Gazment Bardhin.
Ervin Salinji, i pranishëm në këtë takim, ka folur për reformën zgjedhore dhe qëndrimin e qartë që duhet të ketë opozita për këtë çështje.
Ai është shprehur se çdo deputet demokrat që voton pro qeverisë duhet të përjashtohet nga grupi parlamnetar. Një paralajmërim për Lulzim Bashën dhe deputetët që mbështesin këtë të fundit, pasi Basha në një deklaratë për mediat pak ditë më parë tha se do të bahskonte votat me mazhorancën për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses.
“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me primaret. Kushdo që voton pro qeverisë dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi. Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë”, mësohet të jetë shprehur Salianji.