Sali Berisha mbetet “non grata” në Britani, humb gjyqin në gjykatën e apelit në Londër

Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, ka humbur sot apelin e tij kundër ndalimit të hyrjes në Britani, ose shpalljen “non grata”.

 Lajmi konfirmohet nga Agjencia e Lajmeve Reuters, e cila shkruan se Berisha u shpall “non grata” nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin Berisha e mohon.

Ai apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars, duke argumentuar se ai u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara.

“SIAC hodhi poshtë sfidën e Berishës në një vendim me shkrim të hënën. Vendimi i Britanisë për të ndaluar Berishën nga vendi erdhi një vit pasi ai u përjashtua nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar dhe abuzim me pushtetin. Berisha, 79 vjeç, përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e tokës shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë”, shkruan ndër të tjera gazeta.

Sipas Gjykatës së Apelit, është i pavend aplikimi i Berishës për ta dërguar në Apel këtë çështje, ndaj kërkesa e tij është rrëzuar dhe ish-kryeministri i Shqipërisë do të mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe.

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imuntetit si ish-kreu i një shteti, i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për t’i ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe rrëzohet”, thuhet në vendim.

Vendimi i plotë: