Rrumbullaku tha se dëshmia e tij përbën sekret hetimor, Komisioni Hetimor për TIMS vendos që mbledhja të mbahet pa praninë e mediave

Vijon me debate mbledhja e Komisionit Hetimor të TIMS ku do të dëshmojë drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Ky i fundit ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura pasi dëshmia e tij përbën sekret hetimor.

Rrumbullaku tha se nëse mbledhja bëhet e hapur do të flasë vetëm për ato që nuk janë sekret.

‘Nuk dua te kem mbrojtës ligjor, do dëshmoj vetëm. Kërkesa jonë mbështetet në ligjin për komisionet hetimore dhe i qëndroj që dëshmia ime, përben sekret, për arsye qe do i shpjegoj pas vendimit te këtij komisioni.

Ju kemi vene ne dispozicion materiale te paklasifikuara, por unë jam me shumë dokumente me vete, ligji për informacionin e klasifikuar, përcakton 4 nivelet e informacionit hetimor

Në të tre nivelet e tjera kërkohet pajisja me certifikatë respektive. Jam i hapur të jap shpjegime mbi sistemin TIMS se çfarë përfshin. Flitet parimisht sistemi TIMS. Unë nuk mund ta shkel në asnjë rast tagrin se çfarë përfshin dhe për çfarë shërben.’- tha Rrumbullaku.

Pas kërkesës së Rrumbullakut, u vendos që mbledhja të mbahet pa praninë e medias.