Rrëzohet helikopeteri privat në Greqi, raportohet për të lënduar

Një helicopter privat është rrëzuar pak minuta më parë në ishullin grek Kefalonia. Mediat greke bëjnë me dije se piloti ka tentuar të bëjë ulje të detyruar në një sipërfaqe të madhe, por ka humbur drejtimin e mjetit në afërsi të tokës.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Mediat greke bëjnë me dije se fatmirësisht 2 personat në bord kanë pësuar vetëm dëme të lehta dhe janë dërguar në qendrën shëndetësore të Argostolit.