Shoferi i një autobusi në tragetin Bari-Durrës është arrestuar pasi u zbulua se kishte fshehur në mjetin e tij 99 700 euro.
37 vjeçari u kap në Portin e Durrësit pasi tentoi të kalonte me paratë e padeklaruara të fshehura në tavanin e autobuzit.
Në pranga ka rënë Elson Rrodhe, i cili i kishte ndarë paratë në 8 paketime.
Kartëmonedhat ‘euro’ të gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë ndaj 37 vjeçarit të arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.