Roli i SPAK/ “Qytetarët shqiptarë po rrisin besimin dhe kërkesën tek drejtësia”

Qytetarët po rrisin besimin dhe kërkesën tek organet e drejtësisë që pas operacioneve të SPAK.

Në një postim të ambasadës amerikane thuhet se qendra “FOL” e financuar nga kjo ambasadë ka monitoruar procedimet penale nga prokuroria e posaçme lidhur me veprat penale të korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve zgjedhore, narkotikëve dhe veprave të tjera të rënda.

Sipas drjetoreshës së kësaj qendre, gazetares Anila Hoxha janë rritur referimet nga qtytetarët, bizneset dhe të tjerëve në SPAK për zyrtarë të të gjitha niveleve.

Kjo sipas Hoxhës tregon jo vetëm besim më të madh por edhe kërkesë më të madhe për drejtësi.

 “Projekti është në vitin e dytë dhe ka ndërtuar një bazë të dhënash për të gjitha rastet penale që kanë të bëjnë me veprat e përmendura dhe është i disponueshëm për publikun”, thuhet në njoftimin e ambasadës.