Reforma Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç të Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kuç të Vlorës, kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, pas propozimit të Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

Sipas propozimit të mazhorancës, 15 bashki të vendit shkrihen, duke e çuar në 46 numrin e bashkive. Ndërkohë PD nga ana tjetër propozon 100 bashki.

Rama pritur nga ministrat Arbjan Mazniku dhe Ervin Demo, të cilët janë angazhuar në procesin e diskutimeve për qeverisjen vendore dhe reformën territoriale.

Pritet që në fokus të jenë propozimet për riorganizimin territorial të vendit, mënyra e funksionimit të njësive vendore dhe mundësia e ndryshimit të hartës së bashkive.

Mësohet se në këtë takim marrin pjesë edhe drejtuesit e bashkive që mund të preken drejtpërdrejt nga reforma territoriale.