Sherri në burgun e Fierit, një kryeinspektor dhe 7 gardianë të pezulluar

8 punonjës të policisë të burgut të Fierit janë pezulluar nga detyra, pasi ishin të planizuar në turnin e ditës kur ndodhi përleshja mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos.

Sipas njoftimit të Burgjeve bëhet e ditur se punonjësit e pezulluar janë:

K/Inspektori G.B., përgjegjës turni në regjimin e brendshëm;

Inspektori Sh.H., përgjegjës turni në regjimin e brendshëm;

Inspektori A.A., punonjës i rolit bazë;

Inspektori D.GJ., punonjës i rolit bazë;

Inspektori A.H., punonjës i rolit bazë;

Inspektori P.K., punonjës i rolit bazë;

Inspektori S.Ç., punonjës i rolit bazë;

Inspektori A.S., punonjës i rolit bazë.

Pezullimi do të vijojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga punonjësit e policisë së burgut të Fierit që ishin të planizuar në ditën e ngjarjes.

Sakaq, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po verifikon edhe një informacion të referuar, sipas të cilit, pas sherrit, disa makina të blinduara qëndruan jashtë perimetrit të burgut dhe jashtë spitalit.

Ka informacione se në makina gjendeshin mbështetës të Denis Brajovic dhe Jurgen Zotos.