Rama vendos të reagojë 24 orë pas rrëmbimit të policëve të Kosovës: Të kthehen sa më parë në shtëpi!

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të reagojë pasi kanë kaluar 24 orë nga rrëmbimi i policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Rama tha dje se nuk donte të nrginte akuza pa pritur reagimin e KFOR, por sot është shprehur se efektivët e Kosovës duhet të kthehen sa më parë në shtëpi.

Ai i është bashkuar mendimit të kryeministrit Kurti kur ka thënë se nuk mund të hiqet paralele mes tre policëve dhe serbit të njohur me nofkën Llune, i cili u arrestua dy ditë më parë në Mitrovicë.

Reagimi i Ramës:

  1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
  2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
  3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
  4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
  5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.