Kryeministri Edi Rama ka folur sot për naftën e zbuluar në Shpirag, që sipas tij është e cilësisë më të laretë dhe karahasohet me naftën Premium të vendeve arabe.
Në deklaratën e tij për mediat, ai u shpreh se investimi i parashikaur do të nisë me 3 miliardë euro, ndërsa deri në fund të krijimit të të gjithë kompleksit të nevojshëm për nxjerrjen e naftës, investimi do të shkojë në 7 miliardë euro. Kryeministri tha se Shqipëria do të krijojë edhe fondin e vet të investimit, ku përfitimet nga kjo pasuri natyrore do të shkojnë për investime të mëtejshme në mbështetjen e pensionistëve dhe sistemit arsimor e shëndetësor në vend.
Gjithashtu Rama tjheksoi se ka filluar puna edhe për eksplorimin e fushës së Dumresë, ku ka të dhëna shumë inkurajuese për zbulimin e një tjetër burimi të pasurive natyrore.
“Lajmi tjetër fantastik është se nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë, është hera e parë që kjo ndodh në venbdin tonë pasi burimet e zbuluara në të shkuarën siç është Patos Marinza, janë burime të një nafte të rëndë që si e tillë përdoret për bitum e solar, por nuk ëhstë një naftë që mund të hyjë në konsumin e automjeteve dhe vlera e saj është shumë më modeste. Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në Shpirag është një naftë e të njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite. Investimi i parashikuar dhe projketi që do të realizohet nga kompania nis me 3 miliardë euro dhe projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme pasi do të fillojë puna për një sërë shpimesh për të krijuar gjithë kompleksin e nevojshëm për nxjerrjen e kësaj pasurie, është 7 miliardë euro investim në vendin tonë.
Nga kjo naftë do të nxirret edhe squfur, që shërben si bazë për produktet bujqësore dhe kozmetike, që mund ta shgrytëzojmë për të krijuar diçka që sot mungon. Ndëkrohë ne kemi filluar prej 1 viti punën për konceptimin dhe ngritjen e fondit sovran të Shqipërisë. Vendet që gëzojnë pasuri të tilla pasurore kanë fondet e tyre sovrane që janë fonde që administrojnë këto pasuri. Ne jemi në një process punë konkrete të konsultuar me fondin sovran të Norvegjisë, dhe natyrisht që fondi ynë sovran do të ketë një profil i cili do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe për balancimin e gjithë barrës së tmerrshme të trashëguar nga e shkuara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend dhe nuk patën pjesën e tyre në të, por edhe e atyre që lindin sot dhe kanë të drejtën të kenë pjesën e tyre. Fondi sovran është fond investimesh.
Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm, por nuk është gjithçka, pasi në Shqiëpri ka filluar eksplorimi i fushës së Dumresë ku një tjetër kolos global në fushën e shfrytëzimit të burimeve natyrore, është në punë. Edhe aty kemi të dhëna shumë inkurajuese, por puna është në një stad pak më fillestar, sepse kompania hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjëtë të procesit. Besoj shumë që impakti i gjithë kësaj zone të re do të jetë i jashtëzakonshëm, në të gjitha rastet. Sot kemi në dispozicion skenarë të ndryshëm, por edhe nëse nisemi nga skenari më konservator, përfitimi është shumë i konsiderushesm, është një burim i ri masiv investimi dhe financimi për ekonominë shqiptare. Do ta mbyll me një gjë që është shumë e rëndësishme”, tha Rama ndër të tjera.