Rama me shqiptarët në Itali: Në ’90 u diskriminuat, sot nëse dikush ju sheh shtrembër i thoni…

Kryeministri Edi Rama po zgvillon sot vizitën e dytë me shqiptarët në Europë, teksa vizita e kësaj radhe është në Itali.

Në stadiumin e tejmbushur me shqiptarë, Rama u shpreh se shqiptarët në vitet ’90 u diskriminuan, pavarësisht se e donin shumë Italinë, por sot janë qytetarë të Europës.

“Shqiptari në vitet 1990 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët.Shqiptari në vitet 1990 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët”, tha Rama.

Sipas tij, nëse ndonjë italian i sheh shtrembër, ata kanë të drejtë ta shohin në sy dhe t’i thonë “nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon”.

 “Afër çerek milioni prej jush jeni qytetarë italianë, 3/5 e juaja jeni përqendruar në veriun e Italisë. Janë mbi 40 mijë sipërmarrje shqiptare në shtetin italian. 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur e pensioneve me Italinë. Ju heshtët zilen e paragjykimit të tmerrshëm, që iu shoqëroi drejt triumfit tuaj, si europianët e rinj të Italisë. Edhe Shqipëria po fiton betejën e saj të drejtë në kërkim të kurorës të munguar të drejtësisë, me Zot, ligj dhe zakon në familjen e shteteve të Europës. Ju jeni pjesë e familjes europiane. Shqipëria nga një vend i rrezikshëm, sot është ndryshe. Nëse dikush ju sheh shtrembër, keni të gjitha arsyet t’i thoni nëse ka ndonjë gjë këtu. Shqiptarët janë sot krenar për Shqipërinë”, u shpreh kryeministri.