Rama mbledh sot Qeverinë dhe Kryesinë e PS, takimi pak ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listës me kandidatët për deputetë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot rreth orës 14:00 qeverinë, kryesinë e PS dhe drejtuesit politik të qarqeve, ndërsa pak ditë na ndajnë nga afati i fundit i dorëzimit të listave me kandidatët për deputetë.

Në takimin që do të jetë me dyer të mbyllura do të diskutohet rreth strategjisë së PS për zgjedhjet e 11 Majit, por edhe për votën e Diasporës, ku janë mbi 245 mijë shqiptarë që janë regjistruar për të votuar.

Në fokus të takimit do të jetë edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.

Gjithashtu pritet që Rama të kalojë në sitë angazhimin e gjithësecilit lidhur me përgatitjet për 11 Majin. Në mbledhje do të mungojë kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i vili ishte ndër drejtuesit politik të PD në Tiranë. Ai ndodhet në burg i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.