Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të premteje qeverinë.
Kjo mbledhje ishte parashikuar për ditën e djeshme, por u shty për sot për shkak të mbledhjes së grupit të PS.
Një ditë më parë, Rama vendosi shkarkimin e Belinda Ballukut, e cila është e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë dhe nën hetim për Unazën e Madhe.
Po ashtu u shkarkua Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali si dhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu.
Këta të tre nuk i janë bashkuar mbledhjes së Ramës në Kryeministri.
Kujtojmë se postin si zv.kryeministre, Rama ia besoi Albana Koçiut, e cila largohet pas 5 muajsh nga Ministria e Brendshme.
Ndërkohë Enea Karakaçi u emërua Ministër i Infrastrukturës duke marrë postin tjetër të Ballukut.
Ndryshimet në qeveri:
Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun.
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun.
Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin.
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin.
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zevendëson Belinda Ballukun.
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu.
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun.