Kryeministri Edi Rama do të mbledh në një takim kryebashkiakët e vendit. Mësohet se takimi do të zhvillohet ditën e shtunë, në Durrës.
Ende nuk dihet se çfarë pritet të diskutohet, por ky takim vjen pas situatës së rëndë që u krijua në shumë bashki të vendit për shkak të përmbytjeve të mëdha.
Në Durrës, aty ku do të mbahet edhe ky takim, u regjistruan përmbytjet më të rënda, ndërsa qytetarët dolën disa ditë në protestë duke kërkuar mes të tjerash edhe dëshmpërblim, pasi dëmet janë të mëdha.
Qytetarët e Durrësit kanë hedhur akuza ndaj pushtetit vendor duke theksuar se nuk është hera e parë që përmbyten dhe nuk janë marrë masa.
Kujtojmë se në takimin e fundit me kryebashkiakët, Rama pati kritika të shumta për këta të fundit, ndërsa u dha edhe ultimatum për dorëheqjen e drejtorëve dhe kryetarët e njësive vendore, ultimatum që u zbatua pa hezitim.