Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të PS-së në 11 Shkurt, pjesëmarrja e detyrueshme për të gjithë, çfarë pritet të ndodhë

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet të dielën e 11 Shkurtit, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet riorganizimi i strukturave të Partisë Socialiste, teksa jemi pothuajse 1 vit larg zgjedhjeve parlamentare.

Pak ditë më parë gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë dhe ministrat, Rama foli për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të degëve në të gjithë Shqipërinë, ku kërkoi që të mos rikandidohet askush që nuk ka pasur një performancë të mirë.

Gjithashtu pritet që kryeministri të zgjedhë edhe drejtuesit e rinj të organizatave të Partisë Socialiste, ndërkohë që në muajt në vijim do të mblidhet edhe Kongresi i PS-së, që do të zgjedhë anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.