Nga Forumi i Davos, i mbajtur pak ditë më parë në Zvicër, kryeministri Edi Rama kërkoi më shumë fonde nga BE për vendet e rajonit, edhe pse nuk janë pjesë e unionit.
Në lidhje me këtë deklaratë të Ramës, ka reaguar deputeti Agron Shehaj, i cili i kujton kryeministrit se si fondet e BE që ai kërkon, janë vjedhur nga dy ish-ministra të qeverisë, Frida Krifca dhe Ilir Beqaj.
Shehaj në reagimin e tij është ndalur tek hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ku SPAK dyshon se ai ka abuzuar me fondet e huaja që menaxhonte si kryetar i Agjencisë për manaxhimin e fondeve të huaja.
Ndërkohë deputeti Shehaj ka rikthyer në vëmendje se si agjencia antikorrupsion e BE bllokoi fondet për bujqësinë nga IPARD pas një hetimi për korrupsion.
Sipas Shehajt, fondet duhet të shkojnë në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe jo në xhepat e qeveritarëve.
Postimi:
Nga taksapaguesit europianë te xhepat e Frida Krifcës dhe Ilir Beqajt.
Rama i kërkon më shumë para BE-së, por sipas OLAF (anti-korrupsioni i BE) dhe SPAK, dyshohet se ato pak para që vijnë nga BE i vjedhin ministriat Krifca dhe Beqja.
OLAF, agjencia antikorrupsion e BE ka bllokuar fondet për bujqësinë nga IPARD sepse ka zbuluar se paratë jane vjedhur nga politikanët shqiptarë.
SPAK po heton ish-ministrin Ilir Beqaj sepse përveç drekave dhe darkave të delegacioneve të huaja, dyshon për abuzim në lidhje me fondet e huaja që ai menaxhonte si kryetar i Agjencisë për manaxhimin e fondeve të huaja.
Shqipëria duhet të kërkojë më shumë fonde nga BE, por Komisioni Europian kërkon që ato para të shkojnë në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe jo në xhepat e qeveritarëve.