Ka nisur me debate seanca e fundit parlamentare për këtë sezon mes opozitës dhe maxhorancës.
Përplasja nisi pasi Kuvendi vendosi për ndryshimin e rendit të ditës duke i hapur rrugë diskutimit dhe votimit të disa projektligjeve, siç është ai për studentët e Mjekësisë.
Ish kryeministri Sali Berisha u drejtua me disa pankarta në foltore ku shkruante “Mafia e plehrave”, duke iu referuar skandalit të inceneratorëve.
Më pas kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi kërkoi që të fillonte interpelanca me Ramën në lidhje me aferën e inceneratorëve.
“Ju doni të kaloni në heshtje çështjen e inceneratorëve. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama. Ju mendoni se seanca do vahzdojë. Ju kërkoj të ndërprisni seancën, të vijë këtu kryeministri, e ti përgjigjet kërkesës për mocion për debat.
Ka sot 2 ministra në burg, po bëhen gati edhe 2 të tjerë që t’i bëjnë shoqëri. Unë e kuptoj sikletin tuaj, ka ca kohë që ju kërcënon, se nëse ngrihet ndonjëri do ju coj në zgjedhje të parakohshme. Rama duhet të marrë guximin, të dalë nga ku është dhe të vijë në seancë”, tha Bardhi ndër të tjera.