Rama gjen fajtorin për përmbytjet: Fajin e kanë qytetarët që hedhin shishe plastike në rrugë

Shqiptarët janë fajtorët kryesorë që në vendin tonë po ndodhin përmbytje të vazhdueshme.

Ky është përfundimi që ka nxjerrë kryeministri Rama ditën e sotme, teksa shkruan në rrjetet sociale se këto përmbytje ndodhin për shkak të qytetarëve që hedhin shishe plastike nëpër fusha apo në anët e rrugëve.

Sipas tij, kur shiu është shumë i furishëm sa i këtyre ditëve të fundit, këto mbetje nuk mund të derdhen në det për shkak se bllokohet gryka e kanalit, dhe kështu përmbyset i gjithë vendi.

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, shkruan Rama.