Rama flet për pezullimin e Ballukut: Ndërhyrje brutale! Prokurorë e gjykatës që shija e pavarësisë i deh e u mjegullon sytë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ashpër lidhur me pezullimin e Belinda Balluku,t duke e cilësuar vendimin si një “ndërhyrje brutale” të gjyqësorit në kompetencat e pushtetit ekzekutiv.

Para deputetëve dhe ministrave socialistë, Rama tha se kemi të bëjmë me ndërhyrje të pajustifikueshme por dhe të panevojshme të gjyqësorit në punët e ekzekutivit dhe legjislativit, duke theksuar se Kushtetuta e Shqipëria parashikon ndarjen dhe pavarësinë e tre pushteteve.

“Shteti ka tre pushtete të pavarura nga njëri-tjetri dhe nëse njëri prej tyre hyn në punët e tjetrit, nuk vlen më ecuria. Kur Kushtetuta demokratike e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha kushtetutat e Europës thonë se ka tre pushtete të pavarura, nuk mund të jenë në letër”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se mazhoranca që ai drejton i dha pavarësinë reale pushtetit gjyqësor, duke shtuar se nuk bëhet pishman për këtë, pavarësisht asaj që i quajti bomba artizanale që kurdisen nga prokurorë e gjykatës lart e poshtë në Shqipëri.

Ai sulmoi prokurorët dhe gjykatësiët, ëpr të cilët tha se shija e pavarësisë reale i deh, u mjegullon arsyen, u errëson sytë dhe i nis në drejtime që cënojnë pavarësinë e pushteteve të tjera, duke i bërë shkelës të lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Për ndërhyrje të pajustifikueshme por dhe të panevojshme të gjyqësorit në punët  ekzekutivit dhe legjislativit bashkë. Shteti ka tre pushtete të pavarura nga njëri tjetri dhe nëse njëri prej tyre hyn në punët e tjetrit, nuk vlen më ecuria. Ne e besojmë që kur Kushtetuta demokratike e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha kushtetutë e Europës thonë se ka 3 pushtete të pavarura, nuk mund të jenë në letër siç mund të ishin më parë s ene të bënim gjithçka kemi bërë,. Kjo parti i huri detit në këmbë dhe pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar, ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor.

Unë për këtë nuk bëhem kurrë pishman, pavarësish bombave artizanale që kurdisen nga prokurorë e gjykatës lart e poshtë në Shqipëri që shija e pavarësisë reale i deh, u mjegullon arsyen u errëson sytë dhe i nis në drejtime ë cënojnë pavarësinë e pushteteve të tjera, duke i bërë minimalisht shkelës të lirive të të drejtave të njeriut. Sot rreziku i udhëkryqit nuk është që ekzekutivi apo legjislativi të cënojnë pavarësinë e gjyqësorit, por të gjymtojnë pavarësinë e dy të tjerëve për të funksionuar dhe kjo ka ndodhur. Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend. Sepse ky vend që është në ngjitje nuk e ka luksin të frenohet dhe jo më të ribjerë aty ku ishte. Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale pezullimi i ministrit  me një vendim të një seance paraprake pa gjyq i pandodhur në historinë e botës”